Justin Timberlake po mbron publikisht ish-in, Britney Spears pas seancës dëgjimore për kujdestarinë e saj dhe të pasurisë. Spears i kërkoi gjykatëses t’i jepte fund marrëveshjes ligjore që është zbatuar mbi të që prej vitit 2008.

Ish-partneri, Justin Timberlake, ka postuar në rrjetin social Twitter për të mbështetur këngëtaren.

Pas asaj që pamë sot, të gjithë duhet të jemi duke mbështetur Britney-n në këtë moment. Pavarësisht së shkuarës sonë, e mirë apo e keqe dhe se sa kohë ka kaluar… çfarë po i ndodh asaj nuk është e drejtë. Asnjë gruaje nuk mund t’i ndalohet marrja e vendimeve mbi trupin e saj”.

Të famshëm të tjerë kanë shprehur mbështetjen e tyre për këngëtaren. Halsey shkroi “Bekuar Britney-n dhe uroj me gjithë zemër që t’i jepet liria nga ky sistem abuziv. Ajo e meriton më shumë se gjithçka. E admiroj kurajën e saj kur mbrojti veten sot”.

Të duam Britney! Qëndro e fortë!”, postoi Mariah Carey. “Lironi Britney!”, shkroi Bebe Rexha.

Twitter është mbushur me thirrjen #FreeBritney, ndërsa pritet ende një vendim i gjykatës për këngëtaren./tvklan.al