“Ai ka ngjitur me vështirësi shkallët e TV Klan për të dhënë të parën dhe të vetmen intervistë të jetës së tij në moshën 83-vjeçare”, kështu e nis emisionin e datës 10 Janar të vitit 2000 drejtuesi i “Opinion” Blendi Fevziu.

Bëhet fjalë për intervistën e ish-ambasadorit të Shqipërisë në UNESCO, Jusuf Vrioni, i cili në atë kohë jetonte në Francë.

Jusuf Vrioni  vitet e tij të para i kaloi në Korfuz ku edhe kishte lindur. Pas emërimit të babait të tij,Ilias Vrioni  si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Plotfuqishëm në Paris, familja e tij u shpërngul në Paris më 1925. Në vitin 1939, ai rikthehet në Shqipëri, por shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore e detyron të shpërngulet po atë vit në Romë. Rikthehet në Tiranë më 1943 dhe në Shtator të 1947-ës arrestohet nga regjimi komunist dhe akuzohet për spiunazh dhe agjitacion e propagandë dhe qëndron në burg deri në 1960-ën. Për nevojat propagandës ndërkombëtare të regjimit diktatorial, emërohet në Tiranë si përkthyes dhe më pas ishte gjuha fënge që e ndihmoi të transferohej sërish në Francë pas përkthimeve të botimeve të ndryshme.

Gjatë intervistës në “Opinion” Vrioni tha se karriera e tij e vonë nuk është veçse një ngjarje në jetën e një personi. Ai po ashtu tregoi se përse ishte burgosur dhe arsyet se përse e nxorën nga burgu.

“Evoluimi në Shqipëri nga 1945-47-ën ka qenë një gjë fantastike. Historia e atyre viteve që kanë qenë më të nxehtit dhe më të tmerrshmit. Pas arrestimit unë kam kaluar 33 muaj në izolim në qelitë e burgut e Tiranës. Nuk ka qenë një gjë e rrallë fakti që njerëzit e arsimuar mirë të përfundonin nëpër burgje. Fillimisht pretendohej që isha agjent i Amerikës apo Britanisë dhe pas 8 muajsh në pyetje dhe një ditë prej ditësh kishin ngritur një gjyq për francezët dhe më akuzuan për “agjitacion dhe propagandë”. Nga vitet e burgut kujtoj marrëdhëniet e ngrohta me miqtë e burgut. Nisa të përkthej veprat e Kadaresë dhe më pas u thirra për të përkthyer ato të Enver Hoxhës, të cilin nuk e kam takuar asnjëherë”,tregoi Vrioni.