Shpesh herë klubet e futbollit ushtrohen edhe në basketboll pasi ky sport i shërben fleksibilitetit të lojtarëve. Por në profilin në Twitter, klubi i Juventusit ka publikuar një foto me fanella basketbolli dhe paralajmëron se diçka do të ndodhë.

Lajmi ka kuriozuar tifozët e klubit bardhezi. Sporti i basketbollit është shumë i dashur për trajnerin e Juves, Allegri dhe disa prej lojtarëve. Por ende është mister lajmi i vërtetë i këtij publikimi.

Bëhet fjalë vetëm për çështje marketingu, apo vërtet Juve do të hapë markën e saj në sportin e basketbollit ashtu si klubet e mëdha, Real Madrid, Barcelona apo dhe Olympiacos. Ka një dyshim se skuadra e futbollit po bashkëpunon me Auxilium Torino, ekip në Serie A të basketbollit italian dhe që sposorizohet nga FIAT. Njoftimi zyrtarisht pritet të mërkurën e ardhshme.

Tv Klan