Juve fiton, afrohet me kreun

Lojtarët e Juventus


Juve fiton, afrohet me kreun

20:12 24/01/2021

Napoli zbret në vendin e 6

Juventus rikthehet te suksesi në kampionat, pasi mposhti Bolognën me rezultatin 2-0. Bardhezinjtë afrohen më shumë me kreun duke përfituar edhe nga humbja e Milanit me Atalantan.

Në ndeshjen e sotme skuadra e Pirlos gjeti golin e parë me Arthur në minutën e ‘15. Në fakt gjuajtja e tij u devijua nga një prej mbrojtësve.

Rezultatin 2-0 e vendosi Mek Keni në minutën e ‘71. Juve u ngjit në kuotën e 36 pikëve, 7 më pak se Milani kryesues.

Napoli u mposht nga Verona me rezultatin 3-1 në stadiumin Bentegodi. Një disfatë e rëndë kjo për skuadrën e kaltër që zbriti në vendin e 6. Gjithçka u mendua e lehtë për skuadrën e Gattusos kur Lozano kaloi në epërsi Napolin që në minutën e parë.

Megjithatë brenda 45 minutëshit skuadra e Juric barazoi me Dimarco. Në pjesën e dytë Barak dhe Zaccagni me golat e tyre i shkaktuan Napolit humbjen e 6 në këtë sezon. Cagliari pësoi 1-0 nga Genoa.

Tv Klan






Të ngjashme