Sarri zgjidh dilemat e sulmit

Paulo Dybala apo Gonzalo Higuain, kjo është dilema me e madhe për Maurizzio Sarrin për ndeshjen e parë të kampionatit përballë Parmës. Tekniku Italian akoma nuk ka vendosur se cili nga këta dy futbollistë do formojë treshen e sulmit bashkë më Ronaldon dhe Duglas Costan, që duken të padiskutueshëm.

E nëse këtë përgjigje nuk e jep dot Sarri, mund ta japë tregu i merkatos. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane mundësia që Dybala të largohet nga Torino vijon të jetë konkrete.

PSG duket se nuk ka hequr dore nga lojtari. Parizienët e vlerësojnë argjentinasin 80 milionë euro, ndërsa zonja e vjetër kërkon edhe 20 milionë më shumë.

Mësohet se mes drejtuesve të dy klubeve do ketë një takim në ditët në vazhdim dhe deri ditën e shtunë do jetë sqaruar edhe e ardhmja e futbollistit. Por edhe në rast se qëndron, Paulo Dybala do të duhet të djersijë shumë për të bindur Sarrin t’i sigurojë një fanelle titullari.

Tv Klan