Sukses 3-2 ndaj Sampdoria

Në fund vuajtja iu shpërblye. Juventus mori një fitore të vështirë por të bukur ndaj Smpdorias. Për bardhezinjtë ishte fitorja e dytë e sezonit.

Në stadiumin Allianz të Torinos, Juventus e përfundoi në avantazh 2-1 pjesën e parë.

Pas golit të Dybala, dyfishuan në minutën e 43’. Një prekje e topit më dorë në zonë i akordoi një penallti për Juventusin të cilën e ktheu në gol Bonucci. Por vetëm një minutë më pas Sampdoria hapi lojën me golin e Yoshida.

Emocione dhe spektakël edhe në të dytën. Ishte Locatelli që në minutën e 57’ shënoi golin e tretë duke i dhënë goditje skuadrës kundërshtare që gjithsesi nuk u dekurajua.

Candreva shënoi në të 83’ për skuadrën nga Genova dhe minutat e fundit ishin një vuajtje e shtuar për Juventusin që gjithsesi shpëtoi duke siguruar fitoren e këtij takimi.

Nedim Bajrami sërish protagonist në Serinë A në ndeshjet e javës së 6 të Serie A. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare shënoi në përballjen ndaj Bologna. Në pjesën e dytë Bajrami u tregua i saktë nga pika e penalltisë duke shënuar golin e dytë për ekipin e tij. Empoli fitoi 4-2.

Tv Klan