Juve, kërkesë stafit të lojtarëve: Hiqni dorë nga 4 paga



Juve, kërkesë stafit të lojtarëve: Hiqni dorë nga 4 paga

21:00 14/05/2021

Pas Interit një tjetër skuadër italiane duket se ka hasur probleme me pagesat në kohë të futbollistëve dhe stafit të tyre. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, Juventus u ka kërkuara lojtarëve që të pranojnë një vonesë të pagave të katër muajve, me pretendimin për të ndihmuar klubin financiarisht.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” u ka kërkuar lojtarëve të tyre të shtyjnë marrjen e pagave për muajit Mars, Prill, Maj dhe Qershor. Një vit më parë, lojtarët e Juventusit ranë dakord për të hequr dorë nga paga e plotë për shkak të krizës së pandemisë së Covid-19.

Kjo bëri që gjigantët e Seria A të kursenin 90 milionë Ëuro, por kësaj here, mbetet të shihet nëse ata do të pranojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo, i cili ka pohuar se pagat janë shlyer normalisht duke mos pasur asnjëherë vonesa.

Klan News







Të ngjashme