Juventus – Milan është një histori me vete e futbollit italian. Rivalet e përhershme do të përballen sërish sonte në “Allianz Stadium” të Torinos.

Veç fitores, asnjë rezultat tjetër nuk është i pranueshëm për të dy skuadrat. Juve kërkon të mbajë vendin e parë. Është vetëm dy pikë larg nga Napoli. Ndërsa Milan kërkon pjesëmarrjen në Champions League.

Juve ka një rekord fantastik me 10 ndeshje pa pësuar asnjë gol.  Vetëm dy mungesa ka Juve, Bernardeschi dhe Alex Sandro të cilët janë të dëmtuar, por është rikthyer Chiellinin dhe Cuadrado.

Pritet që në sulm të zbresë nga minuta e parë Mandzukiç, Dybala dhe Douglas Costa me sulmues kryesor Gonzalo Higuain.

Nuk do ta kenë të lehtë pasi Milan po përjeton një atmosferë të shkëlqyer me ardhjen e Gattuso në bankinë, 8 fitore në 9 takimet e fundit në Serie A. Gattuso jo vetëm që ka sjellë frymë optimiste, por iu ka besuar edhe të rinjve. Edhe në këtë ndeshje pritet që Suso, Cutrone dhe Calhanoglu të jenë në ofensivë për të thyer portierin Buffon.

Tv Klan