Juventusi mbylli më fitore sezonin e sivjetshëm. Në fushën e vet në ndeshjen e fundit ndaj Veronës ngiti edhe trofeun e 7 radhazi.

Në fakt ishte kapiteni Gigi Buffon që në ndeshjen e fundit të tij me Juventusin ngriti kupën e kampionit. Portieri luajti vetëm 63 minuta. Për shumë minuta tifozëria e ka duartrokitur, por edhe vetë Buffon i ka falenderuar tifozët nga afër.

Gigi Buffon bëri edhe një xhiro të fundit rreth e qark tribunave. Juventus e mbyll sezonin me 95 pikë në renditje, 30 ndeshje të fituara 5 barazime dhe 3 humbje.

Këtë sezon ajo rivalizoi gjatë me Napolin që në disa raste nuk e ruajti përqendrimin duke e parë t’i shkiste trofeu nga duart.

Juventus në Itali siguroi edhe trofeun e Kupës, ndërsa pati një ecuri mjaft të mirë në Champions League ku arriti të shkojë deri në gjysmëfinale.

Tv Klan