Juventus fitoi 2-0 ndeshjen e prapambetur me Atalantan dhe tashmë rriti distancën me vendin e dytë Napolin me 4 pikë. Bardhezinjtë regjistruan fitoren e 12 radhazi në kampionat dhe është drejt fitimit të titullit për herë të 7. Juve e nisi me ritëm të ulët, me pas gjejnë lojën e tyre prej kampionësh.

Nga ana tjetër Atalanta luajti me personalitet por nuk mundi të godasë portën.

Allegri kishte vendosur në fushë një formacion sulmues por mbrojtja është gjithnjë e ngjeshur. Por diferencën e bëri Higuain me një gol në kundërsulm duke thyer Etrit Berishën. Argjentinasi shërbeu edhe asistin në golin e dytë që ka si autor mesfushorin Matuidi.

Atalanta, që e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të marrë nga Mancini, dhjetë minuta para fundit, mbetet në vendin e tetë. Juventus po bën një paraqitje të qhkëlqyer këtë sezon në shumë fronte. Bardhezinjtë, janë në finalen e Kupës së Italisë dhe çerekfinalet e Champions.

Tv Klan