Juventus e sigurt drejt titullit kampion. Bardhezinjtë mundën Milanin në Torino duke përmbysur rezultatin. Ishte Piatek që shënoi për kuqezinjtë në fund të pjesës së parë.

Barazimi i Juves erdhi me penallti e fituar nga Dybala dhe e ekzekutuar nga po ai. Milanit nuk i mungoi dëshira për të fituar, por ishte sërish Juve që shënoi në minutën e 84.

Sulmuesi Moise Kean është autori i fitores. Juve tashmë me 84 pikë, ka nevojë për një fitore për të siguruar titullin e 8 radhazi.

Në Bundesligë Bayern fitoi thellë 5-0 ndeshjen direkte me Borussia Dortmund duke i marrë edhe vendin e parë.

Bavarezët dominuan tërësisht lojën duke fituar pjesën e parë më 4 gola. Lewandowski që shënoi golin e dytë personal dhe vulosi rezultatin 5-0. Tashmë Bayern ka 1 pikë më shumë se Dortmund.

Tv Klan