Fiton 2-1 ndaj Romës

10 minuta pasi zbriti në fushën e stadiumit Olimpiko në kryeqytet, Juventus siguroi fitoren me Romën, duke marrë edhe kreun e renditjes me dy pikë më shumë se Inter. Bardhezinjtë e nisën me ritëm ndeshjen duke shënuar giolin e parë në minutën e 3 me turkun Demiral. 11-metërshi i fituar, u kthye në gol nga Ronaldo në minutën e 10.

Roma kërkoi të reagonte, por nuk ia doli në 45 minutëshin e parë. Loja u rihap në minutën e 68′, kur bardhekuqtë fituan një penallti, edhe me ndihmën e VAR. Argjentinasi Diego Perotti nuk gaboi. Të zotët e shtëpisë u impenjuan maksimalisht madje dominuan lojën, por Dzeko, Under, Pellegrini e Kolarov ishin të pasaktë para portës

Juventusit, tashmë me 2 pikë më shumë se Inter në krye të renditjes, duke e mbyllur fazën e parë si kampione e dimrit, ndërsa Roma mori humbjen e dytë radhazi në shtëpi, duke zbritur në vendin e 5 të renditjes.

Tv Klan