Juventus fitoi për të tetin vit radhazi titullin kampion në Serie A. Bardhezinjtë siguruan trofeun pas fitores 2-1 me Fiorentinën. Alex Sandro dhe autogoli i Pezzella i dhanë triumfin zonjës së vjetër, 5 javë para përfundimit të kampionatit. Skuadra e Allegri mori vetëm dy humbje këtë sezon.

Ky trofe është i 35 i fituar nga skuadra torineze.

Me herët Milani u ndal në Parma në barazim 1-1. Skuadra e Gatuzos shënoi në pjesën e dytë të ndeshjes me Kastijeho, por në fund të takimit, vendasit rritën ritmin e lojës dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 87 me kapitenin Bruno Alves. Lazio humbi ndaj Chievos. Skuadra kryeqytetase luajti me 10 lojtarë që prej minutës së 35. Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërsa në të dytën Chievo shënoi dy herë në dy minuta.

Goli i vetëm për Lazion erdhi në minutën e 67 nga Kaisedo.

Tv Klan