Në Torino duket se tashmë janë bindur për zgjedhjen e bërë për sulmin.
Randal Kolo Muani ka lënë shenjën nga njëra ndeshje në tjetrën dhe drejtuesit tani po mendojnë për një bashkëpunim afatgjatë.
Synimi është një akord për ta pasur lojtarin edhe për sezonin e ardhshëm. Duket se e ardhmja e Dushan Vlahovic është e përcaktuar tashmë.
Sipas ‘Sportmediaset’, negociatat me PSG-në për konfirmimin e Kolo Muani te “Zonja e Vjetër’ janë në një fazë pozitive.
Bardhezinjtë dhe parisienët janë afër një marrëveshjeje për rinovimin e huazimit për sezonin e ardhshëm.
Formula do të jetë e njëjta, por bardhezinjve do t’u kushtojë pak më shtrenjtë.
Drejtori sportiv Giuntoli do të paguajë 6 milionë Euro përpara se në Qershor 2026, kartoni të kalojë përfundimisht në pronësi të “Zonjës së Vjetër’, me italianët që do të paguajnë 45 milionë Euro.
Kolo Muani ka shënuar 5 gola, e ka dhënë 1 asist në 4 takime në Serie A.
Një shifër më “e përballueshme” për Juventusin, që mund të financohet edhe nga një shitje e rëndësishme në të ardhmen.
Po punohet për t’i gjetur Vlahovicit një klub të ri, por edhe për Kambiason ka oferta të rëndësishme.
Klan News