Juventus barazoi 1 – 1 në fushën e Roma në sfidën e javës së 31 të Serie A.
Pas rasteve të Nico Gonzalez dhe El Shaaraëy ishte Juventus që shënoi me Locatelli në minutën e 40’.
Shomurodov barazoi rezultatin që në fillim të pjesës së dytë. Të dy skuadrat në garë për një vend në Champions.
Atalanta mund të quhet në krizë pas humbjes së tretë radhazi në kampionat. Lazio e mundi 1 – 0 të dielën në Bergamo.
Pjesa e parë ishte pa shumë emocione. Isaksen realizoi në të 54’, duke shfrytëzuar pakujdesinë e mbrojtjes bergamaske.
Përpjekjet e Atalanta për të barazuar u penguan nga portieri Mandas.
Gara për kupat e Europës bëhet akoma më e fortë. Sot në mbrëmje do të luhet sfida e fundit për javën e 31 ajo mes Bologna e Napoli.
Tv Klan