Juventus e mbylli me fitore vitin 2017. Sfida në fushën e Verona përfundoi me rezultatin 3 – 1 për ekipin e Allegri. Matuidi realizoi që në minutat e para, por Caseres një ish-lojtar i Juventus barazoi përkohësisht rezultatin në pjesën e dytë. Ai që vulosi fitoren për Juve ishte Dybala me 2 gola njëri pas tjetrit.

Inter nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola me Lazio. Strakosha ishte vendimtar me pritjet e tij, duke shmangur gola të sigurtë. Milan barazoi 1 – 1 në fushën e Fiorentina. Një rezultat shpresëdhënës pas dy humbjeve radhazi në kampionat.

Duket se suksesi në Kupën e Italisë me Inter ka ndikuar pozitivisht te lojtarët e Milan. Vetëm 1 pikë për Roma në përballjen me Sassuolo në stadiumin “Olimpico”. Takimi përfundoi me rezultatin 1 – 1.

Me ndihmën e sistemit VAR, Roma iu anuluan 2 gola. Fitorja e parë historike për Benevnto në Serie A. Ekipi i Memushajt dhe Gjimshitit mundi me rezultatin 1 – 0 Chievo. Serie A zhvilloi të gjitha ndeshjet e javës së 19 që mbyllën fazën e parë.

Tv Klan