Juventus tifumfoi në nisje të sezonit të ri të Serie A, me një kundërshtar të vështirë si Fiorentina. Ndeshja e zhvilluar në Torino përfundoi me rezultatin 2 – 1. Të dy ekipet e patën të vështirë të shënonin.

I pari realizoi Khedira në minutat e fundit të pjesës së parë. Në të dytën Kalinic barazoi përkohësisht rezultatin. Higuain i futur në fushë si zëvendësues, përcaktoi suksesin e Juventus me golin e tij.

Roma e filloi mbarë kampionatin. Skuadra e Spalletti fitoi 4 – 0 me Udinese në stadiumin “Olimpico”. Të dielën do të luhen takimet  e tjera të javës së parë të Serie A.

Barcelona mundi thellë 6 – 2 Real Betis në sfidën hapëse të La Liga. Skuadra katalanase nuk zhgënjeu që në javën e parë. Barça pa Neymar që ndodhet në Brazil për lojërat olimpike u mbështet te Messi dhe Suarez, të cilët të dy sëbashku shënuan 5 gola. Real Madrid luan të dielën në fushën e Sociedad.

Tv Klan