Italianët dështojnë ndaj Portos, kualifikohet dhe Dortmund

Juventus dështon sërish të fitojë titullin e Ligës së Kampionëve. Bardhezinjtë janë eliminuar në mënyrë të bujshme nga Porto brenda në Torino, duke i dhënë kështu lamtumirën kompeticionit që synon ta fitojë prej më shumë se 25 vitesh. Kampionët e Italisë fituan 3-2 pas kohës shtesë, por ky rezultat i eliminon, pasi Porto kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë në Portugali. Penalltia e shndërruar në gol nga Sergio Oliveira kaloi në avantazh portugezët dhe ia bëri të vështirë misionin torinezëve.

Në pjesën e dytë, Juventus reagoi dy herë me Chiesa, për të përmbysur gjithçka.Mbetja me 10 futbollistë pas daljes me të kuq të Mehdi ia vështirësoi misionin Portos, që gjithsesi arriti ta dërgoj në shtesa. Aty, Juventus ishte më kërkues, por golin e gjeti Porto. Sërish Oliveira që përktheu në gol një goditje dënimi. Pa kaluar as 2 minuta, Rabiot realizon me kokë. Juventus përpiqet shumë, por nuk ka gola më. Juve fiton 3-2, por më tej kalon Porto.

“Bëmë gabime të mëdha dhe u eliminuam. Do na duhen disa ditë për të harruar këtë ndeshje. Jam te Juventus për një projekt afatgjatë, kështu që nuk  jam i shqetësuar,” tha trajneri i Juventusit Andrea Pirlo.

Në raundin çerekfinal të Ligës së Kampionëve kaloi dhe Borussia Dortmund. Gjermanët barazuan 2-2 në ndeshjen e kthimit ndaj Sevillas, por fitorja 3-2 në takimin e parë i siguron një biletë për në turin tjetër. Shkëlqeu Haaland me dopietë golash.

Klan News