Juventusi fitoi 1-0 derbin e Italisë përballë Interit në ndeshjen e parë të javës së 15-të të Serie A. Torinezët kaluan në avantazh në minutën e 66-të më Mandzukic.

Kroati shfrytëzoi një kros të bukur të Kanselon nga e majta dhe mundi Handanovic. Kampionët e Italisë forcojnë pozitat në vend të parë të renditjes me 43 pikë, 11 më shumë se Napoli që do të luajë sot me Frosinonen. Juventus mbetet sërish i pamposhtur në kampionat.

Tv Klan