Juventusi fitoi ndeshjen e shtyrë me Atalantën me rezultatin 2 – 0.

Takimi u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës në Torino. Golat e Higuain dhe Matuidi vendosën sfidën dhe shkëputjen me 4 pikë nga Napoli i vendit të dytë.

Një sukses që ndihmon Juven në objektivin titull kampion, kur kanë mbetur edhe 10 javë deri në fund. Juventusi është i avantazhuar, pasi fitoi në stadiumin “San Paolo” me Napolin në fazën e parë dhe duhet të luajë ndeshjen e kthimit më 22 prill në shtëpi.

Tv Klan