Juventusi fitoi gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë me Atalantën. Ndeshja e luajtur në Bergamo përfundoi me suksesin 1 – 0 të skuadrës torineze.

Higuain shënoi që në minutat e para. Rasti më i mirë i Atalantës ishte për kapitenin Gomez, por penalltia e tij u prit nga Bufon. Ndeshja e kthimit do të luhet pas 1 muaji. Të mërkurën do të jetë radha e gjysmëfinales tjetër Milan – Lacio.

Tv Klan