Triumfon në finalen me Napolin

Juventusi fitoi Superkupën e Italisë në sfidën finale ndaj Napolit të mërkurën në Reggio Emilia. Një ndeshje taktike në pjesën e parë që pati më shumë ritëm pas pushimit.

Suksesi 2-0 u përcaktua nga golat e Goli i Cristiano Ronaldos dhe Moratas në pjesën e dytë. Insigne shpërdoroi mundësinë më të mirë të Napolit, duke goditur jashtë penalltinë në minutën e 80′.

Ky ishte trofeu i nëntë i Superkupës së Italisë në historinë e Juventusit dhe i pari për Andrea Pirlon në rolin e trajnerit.

Tv Klan