Golat e Mandzukic dhe Cristiano Ronaldo vendosën sfidën mes Milan dhe Juventus e luajtur të dielën në “San Siro”. Trajnerin e Juves, Massimiliano Allegri nuk e kënaqi vetëm fitorja 2 – 0, por edhe mënyra se si reagoi ekipi pas humbjes me Manchester United në Champions.

“Sulmuam menjëherë dhe larguam çdo hije të humbjes që pësuam të mërkurën, jo për disfatën, por për mënyrën se si e pësuam. U stërvitën siç duhet dhe zhvilluam ndeshjen ashtu siç duhej”.

Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso pati vlerësime, por edhe kritika për lojtarët e tij.

“Luajtëm kundër një ekipi që në nivelin fizik dhe teknik tregoi se ishte më të lart se ne”.

Për Milan nuk dha atë që duhej Gonzalo Higuain. Argjentinasi gaboi në goditjen e penalltisë dhe më pas u largua nga fusha për protesta ndaj arbitrit. Ai u kërkoi falje tifozevve por jo gjyqtarit Mazzoleni.

“Duhet t’i kërkoj falje skuadrës, lojtarëve, trajnerit dhe tifozëve për reagimin tim. Gjyqtari e di çfarë i thashë, por mendoj se ndonjëherë duhet t’i kuptojmë emocionet e ndeshjes. Kërkoj edhe një herë falje për reagimin tim, uroj të mos përsëritet”.

Me këtë fitore Juventus mban 6 pikë larg Napoli e vendin e dytë, ndërsa Milan është i pesti në klasifkim, shumë pranë me zonën Champions.

Tv Klan