Mesfushori largohet nga grumbullimi i kombëtares, rrezikon derbin me Interin

Juventus i sakatuar në prag të ndeshjes së ardhshme në kampionat ndaj Interit. Sikur të mos mjaftonte pezullimi i Pogba dhe Faxholi për arsyeje disiplinore, bardhezinjtë po përballen edhe me probleme dëmtimi. Manuel Lokateli është larguar nga grumbullimi i kombëtares italiane dhe rrezikon që të mos jetë në fushë ndaj skuadrës zikaltër. Praktikisht, tre mesfushorë jashtë për torinezët, të cilët po kalojnë situatë tepër të ndërlikuar.

Mediat italiane raportojnë se 25-vjeçari ka pësuar frakturë në brinjë, dëmtim jo i rrezikshëm, por i dhimshëm, duke e bërë të vështirë rikuperimin e plotë në periudhë të shpejtë. Ai mund të detyrohet të luajë me ndihmën e injeksioneve kundër dhimbjeve, gjithsesi, pritet të shihet koha që i duhet për të qenë i gatshëm të zbres në fushë.

Kombëtarja italiane luan kualifikimin në Euro2024 në dy përballjet e radhës. Fillimisht, Axurrët sfidojnë Maqedoninë e Veriut, teksa më pas masin forcat me Ukrainën. Skuadra e teknikut, Luciano Spaleti është në garë për vendin e dytë në grup. Pas 6 sfidash, Italia numëron 10 pikë, distancuar me 3 më pak se Ukraina që momentalisht është me një këmbë në turneun gjerman. 

Klan News