Pirlo: Goli i shënuar na mban në lojë

Juventus dështoi në sfidën e parë ndaj Porto në Champions League, duke u larguar me humbje 2-1 nga Estadio Do Dragao. Skuadra italiane shfaqi dobësi në mbrojte që në minutën e dytë, ku Taremi kaloi në avantazh vendasit.

Me fillimin e pjesës së dytë Porto realizoi sërish me Marega. Goli i Chiesa në minutat e fundit mban gjallë shpresat e Juventus për një vend në fazën çerekfinale.

“Fatmirësisht arritëm të qëndrojmë në garë me këtë gol dhe të përqendrohemi në ndeshjen e kthimit”.

Borussia Dortmund mundi Sevilla me rezultatin 3-2 në transfertë. Haaland ishte protagonist me 2 gola dhe 1 asist. Sulmuesi i Dortmund numëron 10 gola në 7 ndeshje këtë sezon. Takimet e kthimit do të luhen më 9 Mars.

Tv Klan