Tjetër hap fals i kampionëve në Serie A

Juventus duket se nuk është gati për sezonin e ri, pasi në 5 javë kampionat ka 3 barazime.

Madje po të heqim fitoren 3 – 0 në tavolinë me Napoli për ndeshjen që nuk nisi kurrë mund t’i quajmë radhazi këto rezultate. 1 – 1 me Verona në Torino që duket se vuan akoma më shumë nga mungesa e Cristiano Ronaldo i aftë të zgjidhë situata të ndërlikuara.

Ramsey e Arthur nuk ndikojnë në lojë, ndërsa Bernardeschi ishte katastrofë sipas mediave italiane. Juven e shpëtoi nga një humbje vetëm talenti i Kulusevski, i cili e nisi nga stoli.

Andrea Pirlo duket se ka ende punë për të bërë konkurrues ekipin që në 5 javë ka 9 pikë, shumë pak për të pretenduar mbrojtjen e titullit kampion.

Tv Klan