Juventusi u kualifikua në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë me Atletico Madridit.

Ekipi italian fitoi me rezultatin 3 – 0 falë golave të Ronaldos në ndeshjen e zhvilluar në Torino. Sfida e parë e luajtur në Madrid kishte përfunduar me suksesin 2 – 0 të Atletico.

Manchester City është skuadra tjetër që shkon në gjysmëfinale. Triumfi i thellë 7 – 0 me Schalke tregoi supremacinë e ekipit të Guardiolës, që kishte fituar edhe në Gjermani po me rezultatin 3 – 2.

Tv Klan