Juventus duket se po e mendon transferimin e mesfushorit turk, Hakan Calhanoglun si lojtar i lirë në këtë verë.

Sipas “Sky Sport”, Hakan ende nuk ka arritur një marrëveshje me Milanin, të cilët ofrojnë një marrëveshje të re me vlerë katër milionë euro në sezon.

Futbollsiti turk thuhet se kërkon 5 milionë euro në vit pa bonuse, por rossoner-ët nuk po e rrisin ofertën e tyre.

Nëse Calhanoglu nuk nënshkruan një marrëveshje të re, ai mund të largohet nga ‘djajtë’ në një transferim të lirë këtë verë dhe mediat raportojne se Juventusi po konsideron t’i ofrojë ish-lojtarit të Bayer Leverkusen një sfidë të re në ‘Allianz Stadium’.

Por, thuhet se edhe Chelsea e Arsenali po e ndjekin lojtarin dhe mund të futen gjithashtu në garë për nënshkrimin me të.

Klan News