Juventusi i sezonit të ardhshëm është ende për t’u projektuar. Igor Tudor do të jetë në stol deri në fund të sezonit, me teknikun kroat që sipas gjasave nuk do të jetë sërish në pankinën e torinezëve.
Profile të rëndësishme konsiderohen për drejtimin e skuadrës, teksa presidenca po mendojnë për pozicionet drejtuese të klubit.
Giorgio Chiellini është rikthyer në klub prej disa kohësh, Alessandro Del Piero mbetet në pritje, por ditët e fundit në qendër të vëmendjes është rikthyer edhe emri i Michel Platinit.
Ish-numri një i UEFA-s dhe ish-lojtari i Juventusit, së fundmi është liruar përfundimisht nga të gjitha akuzat për çështjen e “Fifa Gate” që e pengoi të bëhej president i FIFA-s.
Pas një procesi ligjor 10-vjeçar, plot ulje-ngritje, dhe shumë i dhimbshëm për francezin ekziston mundësia që ai të mund të rikthehet sërish në skenën e futbollit, ndoshta si President i Juventusit të ri.
Tani për tani gjithçka është vetëm një hipotezë, gjithsesi, Platini e njeh mjaft mirë klubin torinez dhe një pozicion i tillë do e rikthente fuqishëm në arenën botërore.
Klan News