Lazio fiton me Inter dhe ngjitet e dyta

Juventus mori kryesimin i vetëm i Serie A. Bardhezinjtë fituan në Allianz Stadium me rezultatin 2-0 ndaj Brescias, me golat e Dybala dhe Cuadrado. Argjentinasi shënoi me penallti në pjesën e parë, ndërsa goli i dytë erdhi pas shumë përpjekjeve vetëm në minutën e 75-të. Ky sukses e ngjiti skuadrën e Sarrit në krye të renditjes, në kuotën e 57 pikëve.

Torinezët u ndihmuan edhe nga humbja e 2-1 e Interit në fushën e Lacios. Të parët shënuan ishin zikaltrit me Young, në të 44-n, por në pjesën e dytë lacialët përmbysën gjithçka fillimisht me një penallti të Imobile dhe më pas me Milinkovic Savic.

Tashmë skuadra e portierit Strakosha shkon në vendin e dytë, me 1 pikë më pak se Juventus. Inter plotëson treshen e kreut me 54 pikë. Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e 1-0 e Napolit në fushën e Cagliarit.

Tv Klan