Finalja e Kupës së Italisë do të luhet mes Juventusit dhe Milanit. Fitorja 1 – 0 ndaj Atalantës në Torino kualifikoi ekipin e Alegrit.

Berisha u mund nga një 11-metërsh në minutën e 75’. Me të njëjtin rezultat Juventusi triumfoi edhe në Bergamo në gjysmëfinalen e parë.

Milan shkoi më tej duke elimiuar Lacion. 120 minuta lojë nuk sollën asnjë gol. Pa gola përfundoi edhe sfida e parë. Strakosha zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.

Ai priti 2 penallti, por gabimet e shokëve të skuadrës kaluan Milanin që e mbylli me rezultatin 5 – 4. Finalja do të luhet më 9 Maj në stadiumin “Olimpiko” të Romës.

Tv Klan