Juventus ndalet në barazim



Juventus ndalet në barazim

13:00 12/07/2020

Dy penallti nuk i kanë ardhur në ndihmë Juventusit për tu afruar me titullin e Seria A, teksa ka shpërdoruar një tjetër mundë

2-2 ishte rezultati final i kryesfidës së javës së 32-të të elitës së futbollit italian, me Atalantën që tregon edhe njëherë forcën për të ndalur ekipet “BIG”.

Bergamaskët, ku aktivizohet edhe lojtari i kombëtares shqiptare, Berat Djimsitit, i cili qëndroi për 90 minuta në fushë kaluan dy herë të parët në avantazh, me Zapata dhe Malinovsky, por penalltitë e shndërruar në gol nga Cristiano Ronaldo i mohuan fitoren, për të mbetur në vendin e 3-të me 67 pikë, 9 më pak se bardhezinjtë kryesues. Në takimet tjera Roma mposhti Breshian dhe blindon pozitat në vendin e 5-të, teksa Lazio u përmbys 2-1 nga Sassuolo.

Barcelona likujdon Real Valadolid dhe 2 javë nga fundi distance me Real Madrid ka mbetur në 1 pikë, me mbretërorët që kanë edhe një takim më shumë për të rikuperuar.

Arturo Vidal shënoi golin e vetëm të takimit, pas asistit të 20 të Lionel Messit. Fitore me të njëjtat shifra mori edhe Atletico Madrid ndaj Real Betis që konfirmohet si forcë e tretë në Spanjë.

Pavarësisht se çështja titull është mbyllur tashmë, Manchester City nuk e heq këmbën nga gazi. Citizens shtypën 5-0 Brighton në transfertë.

Heroi ishte padyshim Rahem Stërling me një tregolësh personal, ndërkohë që “Manita” u kompletua nga Zhesus dhe Bernardo Silva. Kampionët e sapo shpallur, Liverpool u ndal në një barazim 1-1 nga Bërnli, duke komplikuar disi kalimin e cakut të 100 pikëve në këtë sezon.

Ndalesë për Chelsea, me Blutë që shikojnë t’i rrezikohet pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pas humbjes 3-0 përballë Shefilld Junajtid.

Klan Plus




Të ngjashme