Juventus pësoi një humbje të papritur në fushën e Genoas. Kampionët e Italisë nuk shfaqën lojën e tyre të zakonshme duke u mundur 3 – 1.

Një disfatë që përcaktoi gjithçka brenda gjysmë ore lojë.

Argjentinasi Simeone, realizoi dy gola të shpejtë dhe për të fundosur bardhezinjtë mendoi Alex Sandro, i cili shkaktoi një autogol në të 29’.

Goli i Pjanic në minutat e fundit nuk shërbeu. Pavarësisht rezultatit përfundimtar, Juventus nuk e rrezikon kreun, por rivalët janë afruar.

Më herët Lazio fitoi takimin e javës së 14-të në fushën e Palermos. Skuadra e Inzaghi triumfoi me rezultatin 1 – 0 duke u ngjitur në vendin e vendin e tretë, në pritje të ndeshjeve të tjera. Në portë për Lazio ishte shqiptari Strakosha. Dje Milan mundi Empoli me rezultatin 4 – 1, duke u ngjitur në vendin e dytë./ TV KLAN