Milik hero ndaj Frosinone, torinezët sfidojnë Lazion

Juventus nuk toleron aspak dhe kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Torinezët shkatërruan me shifrat e thella 4-0 Frosinonen, në një duel ku shkëlqeu Milik.

Polaku realizoi tre gola në këtë përballje ku bardhezinjtë nuk hasën aspak vështirësi.

Emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Yildiz. Juventus sfidon në raundin gjysmëfinal, Lazion, ndërsa takimi tjetër është mes Fiorentinës dhe Atalantës.

Klan News