Juventus në kërkim të trajnerit – TV KLAN

Juventus në kërkim të trajnerit

Presidenti Agnelli dhe Sarri bisedojnë në telefon

Emri i Maurizio Sarrit është ende në orbitën e drejtuesve të Juventus. “Gazzetta dello Sport” shkruan në numrin e së mërkurës që Presidenti Andrea Agnelli ka telefonuar para disa ditësh trajnerin aktual të Chelseas për ta pyetur për gatishmërinë.

Sarri nuk është i vetmi që përflitet si zëvendësues i Massimiliano Allegrit, por mbetet në listë si kandidat. Megjithatë fillimisht Maurizio Sarri do të drejtojë Chelsean në finalen e Europa League me Arsenal dhe më pas do të mendohet për të ardhmen.

Te Juventus po mendojnë edhe për afrimin e lojtarëve për të ngritur një ekip konkurrues për Europën, pasi në Itali nuk njeh rivalë ne vitet e fundit. Emrat që përmenden nga mediat italiane janë të shumtë. Milinkoviç, Pogba, Rabiot, De Ligt, apo Icardi. Me emërimin e trajnerit të ri gjithçka do të bëhet më e qartë.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione