Sporti po bëhet gjithnjë e më shumë mbështetës i mbrojtjes së ambientit dhe faktorëve ekologjikë. Ekipet e futbollit po marrin pjesë aktive në fushata të tilla, jo vetëm për të sensibilizuar.

Juventus zbuloi modelin e ri të uniformës së tretë për sezonin 2018 – 2019. Sponsori teknik i klubit torinez, Adidas në bashkëpunim me një organizatë jo futimprurëse, i ka prodhuar këto uniforma me materiale plastike tërësisht të ricikluara nga oqeani.

Dizenjuesja e Adidas, Francesca Venturini, tha se kjo fanellë është ekologjike, inovative dhe jetëgjatë.

Kampionët e Serie A, janë skuadra e fundit nga të mëdhatë e Europës që mbështesin fushatat kundër përdorimit të materialeve plastike të cilët dëmtojnë ambientin. Më herët Manchester United dhe Real Madrid janë veshur me fanella të tilla të krijuara prej materialesh të ricikluara.

Tv Klan