Bardhezinjtë do caktojnë një klauzolë 150 milionë euro në kontratën e re

Juventus duket se nuk do që të rrezikojë, ndaj po përpiqet të blindojë sa më shpejt De Ligt, pasi  shumë klube europiane janë të interesuar për shërbimet e holandezit.

Sipas asaj që raportojn mediat, Zonja e Vjetër do t’i caktojë De Ligt-it një klauzolë rreth 150 milionë euro.

Prej kohësh Barcelona po inetresohet për lojtarin 21-vjeçar dhe skuadra italiane dëshiron që të mos e rrezikojë lojtarin.

Juventus po përpiqet të mos i lërë asgjë rastësisë edhe pse lojtari holandez nuk planifikon të largohet nga Torino.

Holandezi u bë një nga transferimet më të shtrenjta në Juventusit, kur mbërriti në Torino në verën e vitit 2019 për 85.5 milionë euro dhe tashme është duke u shndërruar në një lider në mbrojtjen e torinezëve dhe shihet si pasues i Giorgio Chiellinit që mund të largohet në këtë verë.

Klan News