Juventus nuk njeh rivalë në Serie A. Ekipi që kryeson renditjen fitoi me rezultatin 3 – 0 sfidën e javës së 14 në fushën e Fiorentinës.

Diferenca me Napolin e vendit të dytë që duhet të luajë takimin e kësaj jave shkon në 11 pikë. Bentancur realizoi i pari për Juventus në minutën e 31’. Ai shfrytëzoi një pasim të Dybala.

Në të 69’ ishte kapiteni Chiellini, i cili shënoi me një goditje brenda zonës. Fitorja e Juve në stadiumin “Artemio Franchi” u vendos nga Cristiano Ronaldo me penallti në minutën e 79’. Ky është goli i nëntë për portugezin në Serie A dhe është i dyti në klasifikimin e shënuesve pas polakut Piatek të Genoa.

Tv Klan