Ronaldo nis nga stoli, kampionët afrohen me kreun

Juventus ka mbajtur gjallë shpresat për titull në “Seria A” italiane. Nën sytë e Cristiano Ronaldos që e nisi nga stoli, torinezët përmbysën në shtëpi Lazion me shifrat 3-1, duke e parë akoma dhe më afër kreun që mbahet nga Inter.

Bardhezinjtë gjetën forcën për të zhvlerësuar golin e Correa, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e kampionëve të Italisë.

Kjo bëri që Juventus të ishte më kërkues, aksione që u konkretizuan në gol në minutën e 39-të me autor, Rabiot.

Në pjesën e dytë, Alvaro Morata mori të gjithë skenën, duke realizuar dy herë dhe për t’i dhënë tre pikët Juventusit.

Hyrja e Cristiano Ronaldo solli më shumë qetësi te Juventusi, që regjistron kështu suksesin e radhës në kampionat. Pas 25 javësh, torinezët gjenden të tretët me 52 pikë.

Klan News