Juventus ka pësuar humbjen e parë në kampionat pas 27 javësh. Në takimin ku nuk luajti Cristiano Ronaldo, bardhezinjtë pësuan 2 gola në fushën e Genoas.

Ish-mesfushori i Juves, Sturaro ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën vendase në minutën e 72-të, ndërsa në të 81-tën, Pandev dyfishoi rezultatin.

Për herë të parë skuadra kryesuese e Serie A nuk bëri asnjë goditje në portën kundërshtare.

Gjithësesi Juventus nuk rrezikon në garën për titull pasi i nevojiten 15 pikë deri në fund të sezonit për të siguruar trofeun për herët e 8 radhazi.

Tv Klan