Sarri: Mund të jetë U23 në takimin e fundit

Juventus humbi 2–0 të mërkurën në fushën e Cagliari vetëm 72 orë pasi siguroi matematikisht titullin. Një rënie fizike sipas trajnerit Maurizio Sarri, edhe pse disa titullarë të cilët qëndruan pushim. Për Sarri kjo ka të bëjë me kalendarin e ngjeshur të vendosur nga Liga Italiane e Futbollit para takimit me Lyon në Champions League.

“Kështu e ka bërë Liga. Luajmë 5 ndeshje në 12 ditë. Të shikojmë se në cilën gjendje do të jenë lojtarët, por ndaj Romës mund të hedh në fushë ekipin U23”, u shpreh trajneri Sarri.

Një shans ndoshta për të debutuar në Serie A për Giacomo Vrionin, që është ulur 4 herë në stol me ekipin e parë, por pa mundur të luajë.

Gjithsesi kampionati i Juventusit mund të quhet i mbyllur dhe ndeshja e fundit me Romën të shtunën do të jetë thjeshtë një test për shumë të rinj.

Tv Klan