Bardhezinjtë mundën Salernitanën 2-0 dhe janë 7 pikë larg Atalantës që fitoi me poker golash

Juventusi mundi 0-2 Salernitanën në ndeshjen e javës së 15-t të Serisë A dhe la pas humbjen kundër Atalantës. Bardhezinjtë dominuan pjesën e parë të lojës dhe e gjetën avantazhin në minutën e 21’ me Dybalan.

Në stadiumin “Areki” vendasit ishin pak të rrezikshëm dhe rastin më të mirë e patën në të 58’ kur Ranieri goditi shtyllën. Goli i Moratës në të 70 vendosi fatin e takimit. Në shtesë, Dybala humbi në penallti.

“Zonja e Vjetër” është 7 pikë më pak se sa Atalanta e vendit të katërt. Bergamaskët fituan sfidën në shtëpi kundër Venecias me poker golash. Kjo është fitorja e katërt radhazi për Atalantën, që shkon në kuotën e 31 pikëve.

Protagonisti i sfidës ishte Pasaliç, i cili realizoi tri golësh në mintuat e 7’, 12’ dhe 68’.  Rrjetën e gjeti edhe Kopmeiners në të 57′-ën. Në sfidat e tjera, Fiorentina mundi Sampdorian 3-1, ndërsa Verona barazoi me Kaljarin pa gola.

Klan News