Triumfon në fushën e Salernitana

Juventusi u rikthye te fitorja në Serie A. Skuadra e Allegrit fitoi me rezultatin 2 – 0 takimin në fushën e Salernitanës i zhvilluar të martën. Golat u shënuan nga 1 në secilën pjesë me autorë Dybala dhe Morata.

Pas 15 javësh kampionat Juventusi ka 24 pikë dhe renditet në vendin e shtatë. Atalanta forcoi pozitën në zonën Champions falë fitores 4 – 0 me Venezian. Skuadra bergamaske ka 31 pikë dhe është e katërta.

Tv Klan