Jo vetëm Champions League dhe rreziku i qëndrimit jashtë Europës për dy sezone, Juventus mund të përjashtohet nga Seria A.

Situatën e ka sqaruar Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriela Gravina, i cili paralajmëroi se nëse torinezët nuk heqin dorë nga Superliga Europiane rrezikon të përjashtohet edhe nga elita e futbollit italian.

Numri një i Federatës ka thënë se Italia do zbatojë rregullat që parashikojnë mospjesëmarrje në kampionat nëse parimet e vendosura nga UEFA nuk pranohen.

Nëse në momentin e regjistrimit në kampionatin e ri të Serisë A, Juventusi do të jetë ende në Superligë, atëherë do të përjashtohet. Gjithsesi unë shpresoj që kjo luftë force të pushojë shpejt”, u shpreh Gravina në radio italiane.

Superliga Europiane ishte një nismë e 12 prej klubeve më të mëdha europiane, e cila zgjati më pak se 72 orë, pasi deri tani 9 prej tyre kanë hequr dorë nga projekti dhe vetëm Juventus, Real Madrid e Barcelona nuk janë dorëzuar ende.

UEFA ka paralajmëruar përjashtime me dy vite për skuadrat që nuk heqin dorë nga ky projekt, me tre skuadrat që rrezikojnë shumë tashmë.

Klan News