Rezultatet zhgënjyese zbehën besimin te Juventusi që largoi Thiago Mottën ende pa mbushur 300 ditë në pankinë.
Gjithsesi, shkarkimi i tij Motta-s ka ndikuar pozitivisht te bardhezinjtë. Aksionet e klubit italian kanë pësuar rritje në bursë, madje duke prekur një maksimum prej +4.7% me 3.36 Euro për aksion krahasuar me periudhën kur italiani ishte trajner.
Në këtë mënyrë, torinezët vlejnë 365 mijë Euro më shumë për të arritur kapitalin total në 1.24 miliardë Euro.
Shifra që rrisin prestigjin e Juventusit në arenën Botërore. Me mbërritjen e Igor Tudor pritet që skuadra të ndryshojë edhe fytyrë në fushën e lojës.
Përveç skemës, kroati konsiderohet si një teknik i guximshëm dhe me futboll atraktiv shpesh të paparashikueshëm. 46-vjeçari ka aftësinë për të mbajtur skuadrën e bashkuar në një periudhë tepër të vështirë.
Në dy muajt e mbetur të këtij sezoni, objektivi i Juventusit është kualifikimi në Champions League mision që tashmë i është besuar totalisht Igor Tudor.
Klan News