Juventusi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1 me 1 me Veronën. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Seria A, “Zonja e vjetër” u ndal në barazim, rezultat që e largon me shumë nga gara për titull.

Edhe pse ishte Cristiano Ronaldo ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 49-të, bardhezinjtë nuk arritën të mbanin dot avantazhin.

Në minutën e 77-të ishte Barak që barazoi shifrat. Nga ky moment të dyja skuadra kërkuan golin e fitores por deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit rezultati mbeti i pandryshuar.

Tashmë Juventus e shikon veten në vendin e 3-të me 46 pikë, 3 më pak se Milani i vendit të dytë dhe 7 larg Interit kryesues, që kanë nga një ndeshje më pak.

Por nëse fitojnë Lazio dhe Roma, “Zonja e vjetër” mund të zbresë dhe në vendin e pestë. Ndërkohë që Verona është në vendin e 9-të./tvklan.al