Inzaghi pritet të firmosë me Interin

Juventus zyrtarizoi shkarkimin e Adrea Pirlos. Pas vetëm një sezoni, ku humbi dominimin, pritet që vendin e tij ta zërë Massimilioani Allegri për 9 milionë Euro në vit, rikthimi i të cilit mendohet se do ta çojë sërish Juventusin drejt trofeve.

Simone Inzaghi do të jetë trajneri i ri i Interit. Vetëm disa orë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Conte, zikaltrit kanë nxituar të arrijnë marrëveshjen me ish-teknikun e Lazios, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë brenda ditës së nesërme.

Të kaltrit e kryeqytetit italian po mendojnë për Sinisa Mihajloviç. Bologna duhet të gjejë një trajner tjetër dhe në media përflitet Daniele De Rossi, aktualisht pjesë e stafit të Kombëtares Italiane.

Verona zyrtarizoi ndarjen nga Ivan Juriç, i cili pritet nga Torino. Mediat italiane zbulojnë se tek Napoli, Spalletti mund të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare prej 2.8 milionë Eurosh në vit.

Tv Klan