Juventus shkon në gjysmëfinalet e Kupës

Juventus shkon në gjysmëfinalet e Kupës

11:32 23/01/2020

Barcelona kualifikohet me vështirësi në Spanjë

Juventus mundi 3 – 1 Romën, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ku do të përballet me fituesin e përballjes Milan – Torino.

Suksesi i skuadrës torineze u vendos që në pjesën e parë me golat e Cristiano Ronaldo, Bentancur e Bonucci. Pas pushimit, miqtë iu falën vetëm autogolit të Buffon, pavarësisht presionit të vazhdueshëm në portën kundërshtare.

‘Juventus Stadium’ mbetet një tabu për Romën, pasi numëron 10 humbje në po aq ndeshje të luajtura.

Ndeshje interesante edhe në Kupën e Spanjës. Barcelona rrezikoi në sfidën me modestët e Ibiza, ekip që luan në ligën e tretë. Katalanasit fituan në fund 2 – 1 përballjen e turit të tretë, por iu desh të përmbysnin rezultatin. Griezmann realizoi golat për Barcelonën, atë që vendosi fitoren në kohën shtesë.

Real Madrid e pati më të lehtë në fushën e Unionistas de Salamanca. Ekipi madrilen fitoi me rezultatin 3 – 1 takimin në fushë kundërshtare. Zinedine Zidane la pushim disa titullarë për këtë sfidë.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi