Një penallti për Real Madrid në minutën e 97-të shuajti shpresat e Juventusit për kualifikim në gjysmëfinalet e Champions.

Italianët, ashtu si Roma një natë më parë, surprizuan në Bernabeu.

Mario Manxhukiç shënoi në minutën e dytë dhe në të 37-ën.

Mautuidi çoi rezultatin në 3-0 duke barazuar rezultatin e përgjithshëm.

3 minuta pas përfundimit të kohës së rregullt, Reali fitoi një 11-metërsh, ndërsa portieri Buffon u ndëshkua me karton të kuq për protesta.

Penalltia e ekzekutuar nga Ronaldo kualifikoi Realin.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Bajernit të Mynihut i mjaftoi barazimi pa gola me Sevijan për t’u kualifikuar, pasi gjermanët kishin fituar ndeshjen e parë 2-1.

Tv Klan