Sandro Tonali mund të jetë goditja e madhe e Juventusit në merkaton e verës. Mesfushori i Newcastle pëlqehet shumë nga italianët, që duket se janë të gatshëm për të bërë gjithçka që ta afrojnë.

Negociatat për drejtorin Cristiano Giuntoli nuk pritet të jenë të lehta, pasi Newcastle nuk dëshiron të dëgjojë asnjë ofertë poshtë 70 milionë Eurove.

Juventusi po mendon të fusë një nga lojtarët që ka në pronësi, për të ulur çmimin e mesfushorit italian. Fillimisht u përfol për Douglas Luiz, por së fundmi një tjetër emër ka dalë në skenë.

Bëhet fjalë për sulmuesin Dusan Valhovic. Serbi nuk po kalon moment të mirë te “Zonja e Vjetër” dhe largimi në verë duket i sigurt.

Nga Italia raportojnë se Juventusi mund të fusë Vlahovic në marrëveshje, për të bindur Newcastle për Tonalin.

Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare në lidhje me një lëvizje të mundshme. /tvklan.al